Lara Colturi: Jam super e lumtur dhe tashmë shkojmë në garën e radhës 

Skijim

Lara Colturi: Jam super e lumtur dhe tashmë shkojmë në garën e radhës 

Më: 17 janar 2024 Në ora: 12:53
Lara Colturi

Skiatorja e Shqipërisë, ka përfunduar në vend të 9-të në disiplinën e sllallomit të Kupës së Botës, që u mbajt në Flachau të Austrisë.

Një arritje kjo historike për 17-vjeçaren premtuese, që ngjitet kështu në 10-shen e parë të botës.

Duke folur pas garës, ajo nuk e ka fshehur kënaqësinë.

“Jam super e kënaqur me këtë mbrëmje, jam shumë e kënaqur me zbritjen e dytë dhe që e mbylla gjithçka mirë.

E lumtur që gjeta ndjesinë e duhur për garën.

Në lëshimin e parë shtyva sa munda, edhe pse duke u nisur e 60-ta, nuk është aspak e lehtë, por dhashë maksimumin.

Në të dytën u nisa më mirë dhe u mundova të përfitoj sa më tepër dhe erdhi dhe koha që dëshiroja. Jam super e lumtur dhe tashmë shkojmë në garën e radhës”, ka thënë Lara Colturi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat