Odermatt ruan epërsinë e thellë në Kupën e Botës 

Skijim

Odermatt ruan epërsinë e thellë në Kupën e Botës 

Nga: K. Goca Më: 20 janar 2024 Në ora: 15:06
Odermatt

Skiatori zviceran, Marco Odermatt, ka vazhduar të ruajë epërsinë e thellë në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës.

Odermatt kryeson me 1156 pikë, duke lënë pas Sarrazin me 660 e Schwarz 464 sosh.

Në lëshim, Odermatt është në presion pasi ka 6 pikë më shumë se vendi i dytë.

Odermatt prin me 516 pikë, pasojnë Sarrazin 510 e Paris me 329 pikë.

Duhet theksuar, skiatori francez, Cyprien Sarrazin, sot ka triumfuar në lëshim në Kupën e Botës, që u mbajt në Kitzbühel të Austrisë.

Austriaku zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:52,96 minuta, me kohë më të mirë për 91 qindtat se zvicerani Marco Odermatt.

Renditja

1. Cyprien Sarrazin (Franca) 1:52,96
2. Marco Odermatt (Zvicra) +0,91
3. Dominik Paris (Italia) +1,44
4. Stefan Babinsky     (Austria)    +1.69
5. Maxence Muzaton (Franca)    +1.72
6. Vincent Kriechmayr (Austria) +1.73
7. Blaise Giezendanner    (Franca)    +1.74
8. Alexis Monney (Zvicra) +1.75
9. Nils Allegre (Franca)    +1.76
10. Stefan Rogentin (Zvicra) +1.84

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat