Sara Hector fiton në sllallom të madh, Shiffrin e dyta

Skijim

Sara Hector fiton në sllallom të madh, Shiffrin e dyta

Më: 20 janar 2024 Në ora: 15:19
Sara Hector

Skiatorja nga Suedia, Sara Hector, ka marrë një fitore të madhe në Qendrën e Skive në Jasna të Sllovakisë.

Ajo zuri vendin e parë me kaluar për 2:17,80 minuta apo me kohë më të. mirë për 1 sekondë e 52 qindtat se skiatorja amerikane, MIkaela Shiffrin.

Alice Robinson e Zelandës së tretë përfundoi në pozitën e tretë me kohë me të ngadalshme për 2 sekonda e 71 qindtat se fituesja e garës.

Në renditje e përgjithshme, Shiffrin kryeson me 1108 pikë, e ndjekur nga Vlhova me 802, Gut – Behrami 789 pikë.

Në sllallom të madh, Gut - Behrami udhëheq me 485 pikë, pasojnë Brignone me 460 e Shiffrin  420 sosh.

Renditja 

1. Sara Hector (Suedia) 2:17,80
2. Mikaela Shiffrin (SHBA) +1,52
3. Alice Robinson (Zelanda e Re) +2,71
4. Zrinka Ljutiq (Kroacia)    +4.33
5. Thea Louise Stjernesund    (Norvegjia)    +4.40
6. Lara Gut-Behrami (Zvicra)    +4.49
7. A.J. Hurt (SHBA)    +4.60
8. Ragnhild Mowinckel    (Norvegjia)    +4.64
9. Camille Rast (Zvicra)    +5.03
10. Kajsa Vickhoff Lie (Norvegjia)    +5.52

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat