Strasser befason në sllallom

Skijim

Strasser befason në sllallom

Nga: K. Goca Më: 21 janar 2024 Në ora: 15:21
Strasser

Gjermani Linus Strasser ka befasuar në disiplinën e sllallomit, që u mbajt në Kitzbuhel të Austrisë.

Linus Strasser arriti i pari me kohë të kaluar për 1:40,36 minuta, me kohë më të mirë për 14 qindtat se suedezi Kristoffer Jakobsen.

Zvicerani Daniel Yule është në podium, në vend të tretë me 20 qindtat e kohës më të dobët se skiatori gjerman.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Odermatt udhëheq me 1156 pikë, pasojnë Sarrazin me 660, Schwarz me 464 pikë etj.

Feller udhëheq me 345 pikë në sllallom, duke lënë pas Strasser me 208 e Mcgrath 192 pikë.

Renditja 

1. Linus Strasser (Gjermania) 1:40,36
2. Kristoffer Jakobsen (Suedia) +0,14
3. Daniel Yule (Zvicra) +0,20
4. Manuel Feller (Austria)    +0.79
5. Dave Ryding (Britania e Madhe)    +0.96
6. Steven Amiez (Franca)    +1.51
7. Dominik Raschner (Austria)    +1.53
8. Loïc Meillard (Zvicra)    +1.84
9. Tommaso Sala (Italia) +1.96
10. Marc Rochat (Zvicra)    +2.05

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat