Jansrud +14 qindtat nga Kriechmayr

Skijim

Jansrud +14 qindtat nga Kriechmayr

Nga: K. Goca Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 13:35
Kjetil Jansrud, foto Reuters

Skiatori norvegjez, Kjetil Jansrud, ka shënuar fitore në disiplinën e supersllallomit të madh, që u mbajt në Lake Louiseu të Kanadasë. Jasrud regjistroi fitoren e 22-të në Kupën e Botës. Ai zu vendin e parë me kohë të kaluar për 1:33,52 minuta, duke lënë për 14 qindtat pas vetes austriakun Vincenta Kriechmayr. Në vend të tretë renditet zvicerani Maura Caviezel, por me kohë më të dobët për 21 qindtat se vendi i parë. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Kriechmayr udhëheq me 130 pikë, ka 8 më shumë se Franz dhe 10 se Jansrud. Gara e radhës do të mbahet në Beaver Creeku të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Rezultatet

1. Kjetil Jansrud (Norvegjia) 1:33,52

2. Vincent Kriechmayr (Austria)     +0,14

3. Mauro Caviezel (Zvicra)    +0,21

4. Hannes Reichelt (Austria) +0,44

5. Aksel Lund Svindal (Norvegjia)  +0,57

6. Matthias Mayer (Austria) +0,65

7. Adrien Theaux (Franca)     +0,88

8. Adrian Smiseth Sejersted (Norvegjia) +0,89

9. Thomas Dreßen (Gjermania)      +0,94

10. Beat Feuz (Zvicra)  +0,97

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat