E mrekullueshme: I plotësohet dëshira 14-vjeçares në QKUK, qytetarët ia blejnë 5 laptopë

Sociale

E mrekullueshme: I plotësohet dëshira 14-vjeçares në QKUK, qytetarët ia blejnë 5 laptopë

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 13:18
14-vjeçarja Dafina shprehi dëshirën e saj që të kishte një laptop

Pacientes 14-vjeçare të shtrirë në repartin e Hemato-onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë në QKUK, i është plotësuar dëshira për laptop.

Pas publikimit të fotografisë ku 14-vjeçarja Dafina shprehi dëshirën e saj që të kishte një laptop, qyetarët ia kanë blerë 5 laptopë.

Familjarët kanë falënderuar qytetarët dhe në të njëjtën kohë kanë kërkuar që të njoftohen se Dafinës tashmë i është plotësuar dëshira e saj.

Poashtu nëse dikush nga qytetarët dëshiron të dhurojë ndonjë dhuratë tjetër, mund të lajmërohen për fëmijë të tjerë të shtrirë në këtë repart në Pediatri.

Image

Blerja e laptopëve është konfirmuar edhe nga Klinika e Pediatrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat