410 familje skamnore vitiase ndihmohen në aksionin e madh humanitar

Sociale

410 familje skamnore vitiase ndihmohen në aksionin e madh humanitar

Nga: Aziz Zuka Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 17:11
Foto nga momenti I shpërndarjës së ndihmave për familjet skamnore në Viti

Qindra familjar të familjeve në nevojë ishin tubuar sot në oborrin e Njesitit të zjarrfikësve në Viti, për të marrë ndihma humanitare në  ushqime të ndryshme të cilat si edhe vitin e kaluar por edhe vieteve të mëhershme I shpërndaninë në vigjile të festës së Vitit të Ri , Komuna e Vitisë në bashkëpunim me shoqatat Humanitare që veprojnë në Zvicër, sikurse shoqata “Vitia” , “Iliria” ,”Mogilla , “ Zhitia” etj.Numri I skamnorve të cilët pritnin në radhë për të marrë këto ndihma vertetë ishte I madhe dhe ky moment tregoi se në këtë komunë si edhe në komunat e tjera është duke u rritur numri i familjeve të cilat janë në gjendje të rëndë ekonomike.Në aksionin e  koordinuar edhe me Shoqatën Humanitare Sh.H.B “Nëna Terezë” , “Kryqi I Kuq” dhe me shoqërinë civile si dhe më bamirës të shumtë, janë  shpërndarë  rreth 410 pako ushqimore për familjet skamnore të cilët jetojnë në territorin e komunës së Vitisë.

Ndërkaq po ashtu sot Komuna e Vitisë, ka shpërndarë edhe pako ushqimore për komunitetin e personave me aftësi të kufizuara të cilat i kanë pranuar Shoqatat “Opfakos” dhe “Hendikos” degat në Viti.

Gjithashtu janë shpërndarë edhe ndihma për komunitetet pakicë serb e kroat në Letnicë dhe Binqë si dhe për komunitetin RAE në Pozharan.

Përndryshe në çdo fundvit në organizimin e kësaj komune me shoqatat humanitare mbahet ky aksion humanitar në të cilën ndihmohen qindra familje skamnore.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti gjatë këtij aksioni, ka falënderuar të gjithë bamirësit të cilët bashkë me Komunën e Vitisë, kanë mundësuar ndarjen e ndihmave për familjet në nevojë të kësaj komune. Ai beri me dije se shpërndarja e këtyre ndihmave për familjet në nevojë është bërë sipas listës që është hartuar nga Komuna e Vitisë në bashkëpunim me këshillat e fshatrave dhe shoqatat humanitare duke shtuar se këta njohin më së miri gjendjen e financiare të qytetarëve.

Ndërsa edhe Xhavit Islami, Kryetari i Shoqatës “Vitia “ me seli në Gjenevë të Zvicrës, ka falënderuar të gjithë ata që ju janë bashkangjitur këtij aksioni të madh, duke shtuar se këtë vit kjo shoqatë ka grumbulluar reth 4650 mjete  si dedikim për këto ndihma .

Ndërkaq edhe një mërgimtar vitias i cili nuk dëshiron të ju përmendet emri ka dhuruar sot 1000kg miell për familjet në nevojë të kësaj komune.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat