Sëmundja gjunjëzon familjen Xhelo, djali me një veshkë nuk mund të ndihmojë babain me plagë në trup

Sociale

Sëmundja gjunjëzon familjen Xhelo, djali me një veshkë nuk mund të ndihmojë babain me plagë në trup

Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 19:31
Ilustrim

Emisioni "BOOM" në Rtv Ora solli në rubrikën "Shqipëria pa filtra: të kësaj të premteje historinë e familjes Xhelo nga fshati Dushk i Lushnjes.

Hetem Xhelo e ka ndërtuar shtëpinë në vitin 1993, por ndryshe nga shtëpite e tjera të fshatit ajo është ndërtuar me qerpiç.

Tërmeti i rënë se fundmi e ka bërë të pabanueshme shtëpinë dhe sikur të mos mjaftonte ky fakt, kryefamiljari dhe djali i tij vuajnë nga probleme shëndetësore.

Plaga që ka në këmbë prej 17 vitesh e ka bërë që ai të mos jetë i aftë për punë, por gjatë gjithë kohës të lëngojë në shtrat.

Hetem Xhelo: Më ka dalë një plagë këtu prej 16 vitesh. Nuk kam lënë vend pa shkuar. Tani nuk lëviz dot, se vë dot këmbën në tokë, Edhe çunin e kam të sëmurë, me një veshkë. Mos ta kishte ndihmuar një kushërirë, çuni do të ishte harruar prej dy vitesh.Doktoresha Luli ma tha dua 1200 euro që të jap KEMP-in. Shtëpinë e kam të ndërtuar me plitharë, ngjishet balta dhe thahet në diell, bëhet si tullë. Nuk ka themel të fortë. U bëj thirrje shqiptarëve që të më ndihmojnë.

Gruaja: Nuk punoj dot se duhet tu bëj hyzmet këtyre. Edhe  veresi nuk na japin më dyqanet se kemi borxhe.

Djali: Babi vuan prej 17 vitesh nga një plagë. Unë dua të punoj por jam i sëmurë, jam me një veshkë. Kam lindur me një veshkë, edhe kjo ka mbledhur gurë dhe shpesh kam dhimbje dhe kriza. Nuk marr KEMP. Përgjigjia që marr gjithmonë është se nuk e përfiton. Nga shtëpia dal vetëm kur kam vizita mjekësore. Shtëpia ka qenë e dëmtuar, por dëmet më të mëdha i ka marrë nga tërmeti i 26 nëntorit, ka marrë plasaritje dhe çarje. I jam drejtuar bashkisë Lushnje dhe asnjë ndihmë. Ka pasur raste që as më kanë pritur, përplaset një derë dhe një tjetër, nuk të pret askush. I bëj thirrje bashkisë dhe kujtdo që ka mundësi të na ndihmojnë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat