Familja bën thirrje të mos dhurohen më para për Nazlijen pasi është arritur shuma e nevojshme

Sociale

Familja bën thirrje të mos dhurohen më para për Nazlijen pasi është arritur shuma e nevojshme

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 21:00
Nazlije Sherifi

Vëllau i Nazlije Sherifit, Iliri, ka njoftuar publikun e gjerë për ndalimin e dhurimit të të hollave për të motrën.

Ai ka kërkuar nga bizneset që ende kanë arkat për grumbullimin e ndihmave, që t’i tërheqin ato meqë mendojnë se kanë arritur shifrën e nevojshme për shërimin e Nazlijes.

“Falënderoj të gjitha bizneset përzemërsisht pasi që ky postim është pikërisht për bizneset. Të gjithë ata të cilët kanë ende kacat dhe posteret në emrin e Nazlije Sherifi ju lus të na kontaktoni që të tërheqim kacat sepse mendojmë se kemi arritur shifrën e nevojshme! Ju falënderoj përzemërsisht për ndihmën e dhënë dhe njëkohësisht bëj thirrje që të mos mblidhen më të holla për Nazlijen! Respekt dhe nderimet me te përzemërta nga unë familja dhe rrethi ynë! Allahu ju shpërbleftë me të gjitha të mirat, shëndet paqe dhe harmoni në familjet tuaja. Allahu i bekoftë të gjithë shqiptarët ”, ka shkruar vëllai i Nazlijes në Facebook.

19 vjeçares mitrovicase i nevojitej shuma prej 200 mijë eurosh për të kryer transplantin e veshkës.

Pasi vullnetari Valmir Deçani është lajmëruar për dhurimin e veshkës shuma e shpenzimeve është ulur dhe të hënën do kryhet testi i përshtatshmërisë së veshkave.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat