Varfëria lë pa shkollë 2 fëmijët e familjes Lleshi, babai: Punoj si bari, por nuk siguroj as thesin e miellit

Sociale

Varfëria lë pa shkollë 2 fëmijët e familjes Lleshi, babai: Punoj si bari, por nuk siguroj as thesin e miellit

Më: 22 janar 2021 Në ora: 19:30
Familja Lleshi

Në rubrikën  “Shqipëria pa filtra”, emisioni “BOOM” në Rtv Ora solli historinë e familjes së Ndue Lleshit, në fshatin Balldre të Lezhës.

Dy fëmijët e kësaj familje prej muajsh nuk zhvillojnë mësimin sepse nuk kanë  telefon dhe as internet në shtëpi.

I ati i tyre, edhe pse punon 13 orë në ditë si bari, paguhet vetëm 15 mijë lekë në muaj.

Me këto para, siç tregon ai, nuk siguron dot as ushqimin për familjen.

E ndërsa në shtëpinë ku ata gdhihen dhe ngrysen çdo ditë çfarë bie jashtë, hyn brenda.

Ndue Lleshi: Punoj çoban nga ora 8 deri në 9 të darkës dhe paguhem 5 mijë lekë të vjetra në ditë. Nuk u siguroj dot as ushqim. Shtëpia ka lagështirë, nuk ka tavan dhe hyn uji brenda. Kush të ketë mundësi të më ndihmojë se jemi në hall. Ato 150 mijë lekë të vjetra vetëm ilaçe.

Gruaja: Fëmijët mbeten nëpër spitale nga shtëpia.

Vajza: Jam në klasën e katërt. Mësimi është online, nuk kam telefon. Dua një telefon për mësimet.

Djali: Jam në klasën e 9, mësimi është online dhe ndonjëherë shkojmë në shkollë. Online nuk e ndjek dot se nuk kam telefon. Do të doja të kisha një shtëpi të mirë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat