Vdes Adelina Meshi, për të cilën ishte kërkuar ndihmë financiare

Sociale

Vdes Adelina Meshi, për të cilën ishte kërkuar ndihmë financiare

Më: 15 mars 2021 Në ora: 09:08
Adelina Meshi

Mbrëmë ka ndërruar jetë në moshën 45 vjeçare Adelina Meshi, nën e tre fëmijëve e cila vuante nga sëmundja e kancerit të gjirit dhe për të cilën ishte kërkuar ndihmë financiare.

Lajmi është bërë i ditur nga familjari i saj Shpetim Blakaj.

“Dashuria dhe respekti që kishe ndaj meje, si daja yt i dashur, do të ngelën në kujtesën time sot e për mot, mbesa ime. Njerëzit vdesin vetëm kur të harrohen, e Ti s’do të harrohesh kurrë”, pastë rahmet shpirti Yt i bardhë.

Të faleminderit për dashurinë dhe respektin që kishe ndaj meje dhe e mbolle atë deri në përjetësi!”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat