Themeluesi i shoqatës bamirëse ”Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, ka treguar se për festën e 28 nëntorit do të dhurohen 28 shtëpi për nevojtarët.
Ai këtë e ka thënë ekskluzivisht në Info Magazine.
“Nuk mund të dalë nga kjo studio pa treguar se kemi zgjedh që për 28 nëntor, të japim 28 palë çelësa, pra 28 shtëpi të reja”, ka thënë Kastrati.
“Me 28 nëntor në Sallën e Kulturës në Prizren do t’i thërrasim familjarët, mysafirë dhe mediat. Do të dhurohen 28 shtëpi të reja për nevojtarët”, është shprehur ai.