U ngatërrua me një makinë shkrimi, zhytësit zbulojnë makinën e rrallë “Enigma” në fund të detit Baltik

Speciale

U ngatërrua me një makinë shkrimi, zhytësit zbulojnë makinën e rrallë “Enigma” në fund të detit Baltik

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 12:00
Zbulimi u bë në Gjirin Gelting në brigjet veri-lindore të Gjermanisë

Zhytësit kanë zbuluar një makinë Enigma të Luftës së Dytë Botërore në fund të Detit Baltik, një zbulim kaq i pabesueshëm saqë fillimisht u ngatërrua me një makinë shkrimi të vjetër.

Zbulimi u bë në Gjirin Gelting në brigjet veri-lindore të Gjermanisë.

Ndërsa zhytësit nga organizata mjedisore WWF po kërkonin për mbetjet e rrjetave të humbura të peshkimit që mund të përbëjnë një kërcënim për jetën e peshqve.

Në këtë rast, megjithatë, ata zbuluan një Enigma, makinën e kodimit të përdorur nga Gjermania Naziste për të kriptuar komunikimet midis Gestapo, Wehrmacht dhe shumë organizatave të tjera.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat