Shqiptarja e Kosovës pushton lartësinë 6952 metra në Amerikën Jugore

Sporti

Shqiptarja e Kosovës pushton lartësinë 6952 metra në Amerikën Jugore

Nga: K. Goca Më: 25 janar 2019 Në ora: 19:49
Shqiptarja e Kosovës pushton 6952 metra në Amerikën Jugore

Shqiptarja e Kosovës Arineta Mula është e jashtëzakonshme, një alpiniste e guximshme që pushton edhe një maje të lartë. "Me 24 janar në majën më të lartë në Amerikën Jugore, Aconcagua 6952 metra. 
Ne vend të 12 ditë e më shumë qe merr kohë kjo ngjitje sepse ka lartësinë, unë arrita të ngjitem për 5 ditë. 
Ngjitjen e realizova pa udheheqës malor ose grupe: mungesa guides nënkupton ushqimin e përgatit vet, borën e shkrin për ujë, çadren, akomodimi, gjendja fizike dhe mendore është përgjegjësi e jotja dhe në momentet ma të vështira je vet. 
Si e para grua nga vendi im që ngjita Aconcagua, ishte ma e vështira deri tash. 
Prej 7 majave më të larta në shtatë kontinente më mbeten edhe dy.
Aconcagua e pesta", shkruan Mula.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat