Eh, more serb provokove, por të fryu fort dhe nga frika kërceu në ujë

Sporti

Eh, more serb provokove, por të fryu fort dhe nga frika kërceu në ujë

Nga: Kemajl Goca Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 19:21
Eh, more serb provokove, por të fryu fort dhe nga frika kërceu në ujë

Disa media serbe ashtu si din apo siç trumbetojnë me të madhe, se yjet e klubit të vaterpolos Cërvena Zvezda nga Beogradi, shpëtuan nga sulmi në një vend në Split të Kroacisë.  “Vetëm disa minuta para se huliganët e Splitit t'i sulmonin yjet e vaterpolos të Zvezdës, kishin marrë këshilla nga kamarierët për t’i mbuluar simbolet e klubit Zvezda.  Lojtarët e Zvezdës në prag të ndeshjes me Mornarin në Split, u sulmuan nga një grup huliganësh të maskuar. Portieri shpëtoi veten duke u hedhur në det, pas disa goditje, ndërsa lojtari tjetër arriti të shpëtojë fal fatit nga sulmuesit”, shkruan një farë mediumi serb ‘Informer’. Ata fajësojnë Torcidën e Hajdukut. Tre prej lojtarëve ikën ndërsa njëri i shpëtoj rrahjes duke u hedhur në det. Serbët si gjithmonë din të provokojnë dhe fanella e Zvezdës ka qenë e paduruar në Split, kur dihen krimet e rëndëaqë kanë bërë serbët në fillim të viteve të 90-ta në Kroaci!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat