Kloppi do t’i refuzojë të gjitha ofertat nga Real Madridi

Sporti

Kloppi do t’i refuzojë të gjitha ofertat nga Real Madridi

Më: 7 mars 2019 Në ora: 15:12
Klopp

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, do t’i refuzojë të gjitha ofertat që do t’ia bëjë Real Madridit, në fund të këtij sezonit, për pozitën e trajnerit.

Trajneri Santiago Solari pritet të shkarkohet nga pozita e trajnerit të “Los Blancos” në fund të këtij sezoni, për shkak të dështimeve që i ka pasur deri më tani me Real Madridi.

E ardhmja e Santiago Solarit në pozitën e trajnerit të Real Madridit është vënë në rrezik, pas tri goditjeve të rënda brenda shtatë ditëve, në Kupën e Mbretit, La Liga dhe Ligën e Kampionëve. Trajneri argjentinas u emërua në këtë pozitë katër muaj më parë, pas shkarkimit të Julen Lopeteguit.

Lopetegui ishte emëruar në pozitën e trajnerit gjatë verës, pas largimit të Zinedine Zidane. Francezi u largua nga klubi në të njëjtën kohë me Cristiano Ronaldon, i cili u transferua për 112 milionë euro në Juventus.

Jurgen Kloppi mund t’i japë fund periudhës 29-vjeçare pa titull të ligës angleze këtë sezon, nëse arrin ta fitojë titullin e Premierligës. Ata e kishin kreun e ligës deri në javën paraprake, mirëpo barazimi me Evertonin bëri që skuadra e tij të mbetet një pikë larg Manchester Cityt.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat