Allegri: Ronaldo nuk do të startojë

Sporti

Allegri: Ronaldo nuk do të startojë

Më: 7 mars 2019 Në ora: 16:32
Ronaldo & Allegri

Cristiano Ronaldo do të pushohet të premten mbrëma, pak ditë para ndeshjes me Atletico Madridin në Ligën e Kampionëve.

Juventusi do të takohet të premten mbrëma me Udinesen në Serie A, pak ditë para ndeshjes së kthimit me Atletico Madridin në Champions League.

Për shkak të humbjes 2-0 në ndeshjen e parë, Allegri do të tentojë që të premten mbrëma të pushojë sa më shumë lojtarë që është e mundur para ndeshjes me Atleticon dhe një ndër ta do të jetë Cristiano Ronaldo.

Ndër të tjera, Allegri ka folur edhe për problemet e Paulo Dybalas me Mario Mandzukicin.

“Cristiano Ronaldo është i gatshëm, por do të jetë në stol”, tha Allegri.

“Dybala ende po luan me atë goditjen që mori në Madrid, Mandzukic ka disa shqetësime në gju”.

“Ata janë stërvitur paksa sot, por janë më mirë. Do të vendosë nesër në mëngjes, kur të takohemi para ndeshjes”.

Allegri gjithashtu ka kërkuar nga tifozët që të jenë pranë skuadrës gjatë kësaj jave, që është shumë vendimtare.

“Shpresoj që do të vijnë fansat tonë dhe do të shijojnë ndeshjen, sepse në ndeshjen kundër Frosinones dukej sikur po luanim me dyer të mbyllura”.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat