“Bale mund ta rifillojë karrierën në Man United”

Sporti

“Bale mund ta rifillojë karrierën në Man United”

Më: 8 mars 2019 Në ora: 15:15
Gareth Bale

Ish-futbollisti i Manchester Unitedit, Andrei Kanchelskis, beson se Gareth Bale mund ta rinisë karrierën në Old Trafford, nëse transferohet nga Real Madridit gjatë afatit kalimtar të verës.

Këtë sezon, ai i ka shënuar vetëm 13 gola dhe që nga emërimi i Santiago Solarit në pozitën e trajnerit, e ardhmja e tij në Real Madrid po duket edhe më e pasigurt. Ai është i 14-i në listën e lojtarëve me më së shumti minuta të luajtur nën trajnerin argjentinasin.

Verën e vitit 2017, Real Madridi kishte tentuar ta transferojë uellsianin në Manchester Unitedit, për t’i lënë më shumë hapësirë Mbappes. Megjithatë, Bale nuk pranoi të largohej dhe kjo e kishte zemëruar Perezin.

Verën e kaluar, madrilenët nuk pranuan ta shesin atë, për shkak të largimit të Ronaldos, përkundër që trajneri i atëhershëm, Zinedine Zidane, kishte sugjeruar që uellsiani të shitej.

Tani, situata ka ndryshuar. Klubi dëshiron ta shesë, për të sjellë lojtarë të rinj në skuadër. Kjo shitje do të bënte që të uleshin shpenzimet e Real Madridit, për shkak të pagës së lartë të uellsianit, dhe Bale pritet të shitët për mbi 100 milionë euro.

“Nuk ka asnjë dyshim që Real Madridi është duke performuar nën nivelin mesatar për momentin dhe nuk ka rëndësi se kush je sepse një gjë e tillë nuk i pëlqen asnjë lojtari”, ka thënë Kanchelskis.

“Besoj se Bale mund ta rinisë karrierën e tij nëse dëshiron të transferohet në Manchester United. Besoj se Bale ka nevojë për më shumë dashuri dhe këtë gjë do t’ia ofronin pikërisht Manchester Unitedi dhe Ole Gunnar Solskjaer”.

“Nëse Bale do të largohet nga Real Madridi, Manchester Unitedi e ka një epërsi të madhe pasi që është i vetmi klub që ka kapacitet financiar për ta përballuar pagën e tij”.

“Për shkak se kontratat e disa lojtarëve të tjerë do të përfundojnë këtë verë, nuk do të habitesha nëse bordi po mendonte për këtë transferim”.

Që nga transferimi i tij në Real Madrid, që u realizua në verën e vitit 2013, Bale ka luajtur vetëm në 58 për qind të ndeshjeve të Real Madridit, apo vetëm 47 për qind të minutave të ndeshjeve.

Ai i ka shënuar 101 gola. Sezoni i tij më i mirë ishte 2013/2014, kur ai shënoi 22 herë. Por, Florentino Perez ka vendosur se ditët e Bale në Real Madrid do të jenë të numëruara. Vetëm një mrekulli mund ta shpëtojë uellsianin përsëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat