Botas: Në këtë sezon mund të shpallem kampion

Sporti

Botas: Në këtë sezon mund të shpallem kampion

Më: 29 prill 2019 Në ora: 17:17
Valteri Botas

Valteri Botas korri fitoren e dytë sezonale në Botërorin e Formula 1, duke triumfuar në pistën e Baku, aty ku një vit më parë suksesi i iku nga duart pak xhiro nga fundi për shkak të gomës. Gjithsesi, këtë vit gjërat shkuan ndryshe dhe piloti finlandez e nisi garën nga “pole” dhe e mbylli atë në krye. Madje i pashqetësuar nga shoku i tij i skuadrës Luis Hamilton.

“Besoj se tani e kuptoi forcën time dhe se nuk jam më një pilot që do ta mbroj për të fituar sërish titullin. Tani edhe unë kam shanset e mia dhe ky mund të jetë sezoni i duhur për t’ia dalë mbanë”, tha Botas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat