Klubi i futsallit Prishtina 01, shpallet kampion pa asnjë humbje

Sporti

Klubi i futsallit Prishtina 01, shpallet kampion pa asnjë humbje

Më: 13 maj 2019 Në ora: 11:24
Foto

FC Prishtina 01 e ka mbyllur rrugëtimin në Ligën e Parë të dielën ku edhe iu dorëzua trofeu si kampion.

Kampion i padiskutueshëm pasi në 18 ndeshje nuk kanë pësuar humbje (17 fitore, një barazim).

Të dielën ishte ndeshja e fundi ndaj Perlepnicës, por kundërshtari nuk kishte udhëtuar dhe ndeshja do të regjistrohet me rezultat zyrtar (2-0).

Me 52 pikë djelmoshat nga Prishtina treguan se talenti i tyre vlen për rangje më të larta, pasi në vitin e parë ata janë kualifikuar edhe në finale të Kupës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat