Bajerni në “luftë” me Liverpulin, shkak bëhet talenti francez

Sporti

Bajerni në “luftë” me Liverpulin, shkak bëhet talenti francez

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 14:11
Foto

Nikolas Pepe ka futur në “sherr” të gjithë Europën dhe skuadrat e mëdha po bëjnë gjithçka për të fituar shërbimet e tij.

Lista është e gjatë, por duket se Bajerni i Mynihut ka vendosur të bëjë një sulm final për të bindur Lilën dhe vetë futbollistin e talentuar. Bavarezët janë gati të ofrojnë 75 milionë euro për ekipin francez.

Pak ditë më parë dukej Liverpuli dhe Mançester Junajtid shumë pranë lojtarit, por Pepe nuk e ka vendosur ende destinacionin e tij. Ai shihet si lojtari ideal për të zëvendësuar Robenin ose Riberinë. Në këtë sezon ai ka arritur të shënojë 22 gola në 38 ndeshje. Pepe ka dhënë gjithashtu 11 asiste dhe kjo performancë e shkëlqyer e tij në kampionatin francez ka shërbyer për të tërhequr vëmendjen e skuadrave të mëdha në Europë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat