Gashi siguron se nuk do të lejohen keqpërdorime në emër të sponsorizimit

Sporti

Gashi siguron se nuk do të lejohen keqpërdorime në emër të sponsorizimit

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 13:33
Gashi siguron se nuk do të lejohen keqpërdorime në emër të sponsorizimit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi, ka deklaruar se ka mekanizma të tërë të kontrollit që të mos lejohet keqpërdorimi në emër të sponsorizimit të sportit.

Ai tha se vitin e kaluar në raport me Ligjin për Sponsorizime e kanë nxjerrë edhe një rregullore për përcaktimin e kritereve për procedurat dhe për dhënien e donacioneve.

Sipas tij, neni 7 i kësaj rregullore qartëson dilemat se mund të ketë keqpërdorime.

Ministri tha se edhe tek pjesa e auditimit është e përcaktuar qartë në mënyrë që të mos lejohet të ndodhë keqpërdorimi.

Gashi tutje tha se miratimi i ligjit do të thotë më shumë me medalje për sportistët e vendit tonë dhe më shumë çmime për artistët në fushën e artit dhe kulturës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat