Interi humb garën për Barella, kjo është arsyeja

Sporti

Interi humb garën për Barella, kjo është arsyeja

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 19:39
Foto

Inter thuhet se nuk duan të rrisin ofertën për Nicolò Barella, kështu që rrezikon ta humb mesfushorin e Cagliarit tek Roma pas javësh bisedimesh.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, ‘Nerazzurët’ nuk janë të përgatitur të përfshihen në një luftë oferte me Romën, të cilët ofruan 35 milionë euro plus sulmuesin Gregoire Defrel për Barellan.

Ata thuhet se kanë vendosur ta lënë 22-vjeçarin të zgjedh romakët këtë verë, përcjell lajmi.net.

Inter nuk do të largohet nga propozimi i tyre prej 35 milionë euro dhe huazimin e dy lojtarëve të ekipit të ri te Cagliari.

Gjithsesi, me gjasë në fund do t’i takojë lojtarit të vendos për të ardhmen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat