E turpshme, Spanja i refuzon vizat Kosovës, kërkon që të paraqiten së bashku Serbinë

Sporti

E turpshme, Spanja i refuzon vizat Kosovës, kërkon që të paraqiten së bashku Serbinë

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 11:25
E turpshme, Spanja i refuzon vizat Kosovës, kërkon që të paraqiten së bashku Serbinë

Spanja ua ka refuzuar vizat sportistëve të Kosovës për Lojërat Botërore të Sportit që fillojnë nesër në Tortosa.

Sipas “Ebredigital.cat”, sportistët e Kosovës kanë kërkuar leje për të marrë pjesë në këtë ngjarje, por që ata kanë marrë përgjigje negative.

Kosova ka shpallur pavarësinë e saj më 17 shkurt të vitit 2008, derisa ka pasur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë dhe Francës, përcjell Zëri. Pra, në këtë ngjarje nuk pritet të ketë vend për kosovarët, pasi që qëllimi i tyre ishte të garojnë nën flamurin e Kosovës.

Gjithsej 102 nga 193 shtete e kanë njohur Kosovën, por që shtete si Spanja, Argjentina, Rusia, Venezuela dhe Vietnami ngurrojnë ta bëjnë një gjë të tillë duke kërkuar respekt për Serbinë. Njëra ndër propozimet e ofruara nga Spanja ishte që kosovarët të merrnin pjesë nën delegacionin serb, por që kjo u refuzua kategorikisht nga Kosova.

Ndryshe, në Lojërat Mesdhetare në Tarragona të mbajtura vitin e kaluar, Spanja detyroi Kosovën të merrte pjesë, por vetëm me flamurin ndërkombëtar, jo me atë shtetëror. Kosova është pjesë e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar nga viti 2014, derisa në Lojërat Olimpike “Rio 2016” ka mbajtur flamurin e saj për herë të parë në ndonjë garë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat