Haliti: Jemi me projektin ‘Rruga drejt Parisit 2024’

Sporti

Haliti: Jemi me projektin ‘Rruga drejt Parisit 2024’

Nga: Kemajl Goca Më: 7 korrik 2019 Në ora: 19:49
Haliti: Jemi me projektin ‘Rruga drejt Parisit 2024’

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Notit të Kosovës, Astrit Haliti, tha se ecuria e kampit po shkon shumë mirë dhe kushtet janë shumë të mira në Durrës. Ai thotë se e kanë një qëllim për të ardhmen, sidomos që të përgatisin notarët e notaret për normat olimpike drejt Parisit 2024.

“Janë të përfshirë 40 sportist të ndarë në 3 grupe. Grupi i parë përbëhet nga notarët më cilësor prej 8 sportistëve. Në grupin e dytë janë 12 sportist.  Junior dhe juniorë që kanë pasur rezultatet më të mira gjatë periudhës së parë të vitit.

Dhe në grupin 3 janë sportist të moshave të reja 11 deri në 14 vjeç, që janë të përfshirë në një projekt të gjatë të Federatës të quajtur ‘Rruga drejt Parisit 2024’, projekt që ka filluar vitin e kaluar dhe synon arritjen e normave olimpike për vitin 2024, edhe pse nëse nuk përmirësohet infrastruktura në Kosovë do të jetë shumë e vështirë, por kemi sportist shumë të talentuar dhe kjo na bënë të besojmë se shumë shpejt do të jemi në nivele çfarë synojmë.

Sigurisht që grupi me kalimin e kohës edhe mund të ndryshoj por se nevojitet edhe një përkushtim shtesë nga klubet që të arrihen synimet që kemi. Deri tani që është dita e 4 e kampit gjithçka ka kaluar shumë mirë dhe shpresojmë që kështu të vazhdoj deri në fund të kampit.

Një falënderim i veçantë për qytetin e Durrësit dhe për klubin Teuta që na la ne dispozicion pishinën për stërvitje dy here në ditë. Kjo është një mbështetje shumë e madhe për ne dhe për të gjithë këta sportist!”, tha Haltii për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat