Shqiptarët e ruajnë traditën e këtij sporti

Sporti

Shqiptarët e ruajnë traditën e këtij sporti

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 11:48
Shqiptarët e ruajnë traditën e këtij sporti

Shoqata qytetare për Arsim, Kulturë dhe Sport “AKSI” në bashkëpunim me ministrinë e Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe federatën shtetërore të mundjes me datë 14.07.2019 (e diel), në Qendrën rekreative-sportive në Studeniçan organizon manifestimin ndërkombëtar kulturoro-sportiv në mundje tradicionale Etno Fest "Tradita vazhdon 2019”.

Në këtë manifestim, i cili mbahet për herë të nëntë, pritet të marrin pjesë mbi njëqind mundës (pehlivanë) nga Kosova, Shqipëria, Bullgaria,Greqia, Turqia dhe Maqedonia e Veriut, ku garuesit do të ndahen në pesë kategori.

Përveç mundjes manifestimi ka edhe karakter kulturor, AKV Emin Duraku-Shkup, do të prezantohen me këngë dhe valle të ndryshme popullore.

Të gjithë ata që duan për së afërmi të shohin dhe të ndjejnë traditën e vjetër shqiptare të Karshiakës së Shkupit, do të jenë të mirëseardhur në këtë manifestim ndërkombëtar që është pjesë specifike e etnologjisë së kësaj treve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat