Përfundon triathloni "Kosova Sprint", fiton garuesi nga Struga - Bota Sot
Përfundon triathloni "Kosova Sprint", fiton garuesi nga Struga

Sporti

Përfundon triathloni "Kosova Sprint", fiton garuesi nga Struga

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 13:50
Pamje nga vendi i ngjarjes

Federata e Triathlonit të Kosovës ka mbajtur për herë të parë garën "Kosova Sprint Triathlon. Kjo garë është organizuar në bashkëpunim me komunën e Podujevës në vendin Orllan, tek liqeni i Batllavës.

Në këtë garë kanë marrë pjesë rreth 50 garues si brenda, ashtu edhe nga jashtë shtetit të Kosovës.

Garuesit kishin për detyrë të notonin në gjatësi prej 750 metra, pas notit ishte gara me biçikleta që garuesit duhet të garonin për 20 kilometra, ndërsa, në fund të vraponin në shtegun me gjatësi prej 5 kilometrash.

I pranishëm në këtë garë ishte edhe i pari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani.

Ai tha se kjo federatë është e re dhe ka nevojë të madhe për përkrahje dhe Komiteti Olimpik do të jetë vazhdimisht afër tyre.

Hasani: Një organizim i mirë nga Federata e Treathlonit

"Po muaj më parë është themeluar Federata e Treathlonit dhe i është bashkuar listës së federatave olimpike dhe tani kem të bëjmë me një sport Olimpik një sport shumë atraktiv që kombinon tri sporte olimpike dhe sot këta po e organizojnë Treathlonin në sprint të Kosovës dhe ishte mjaftë inkurajuese numri i madh i sportistëve që ishin diku afër 50 sportistë. Është një fillim i mbarë. Jam i bindur që vitin e ardhshëm do ta kalojë numrin e 100 pjesëmarrësve dhe këta do të përgatiten me kohë. Po shihet se është një organizim i mirë me të gjithë anëtarët e kësaj federate, por edhe më shumë vullnetarë, kujdestarë", tha Hasani.

Ndërsa, kryetari i kësaj federate, Vedat Tërmkolli u shpreh se kjo është hera e parë që kjo federatë organizon zyrtarisht një garë të tillë. Ai gjithashtu tha se ka qenë tejet i lumtur me numrin e pjesëmarrësve në këtë garë.

Tërmkolli: Do të mundohemi të organizojmë sa më shumë gara të tilla

"Organizimi nuk ka qenë edhe i lehtë, mirëpo me mobilizim e të gjithëve ja kemi arritur t’ia dalim. Me ndihëm e ministrisë, Komitetit Olimpik, dhe federatave ndihmëse si federata e atletikës, notit dhe çiklizmit, ia kemi arritur të organizohemi mjaft mirë. Duke e llogaritur që është hera e parë në Kosovës, jemi shumë të kënaqur me pjesëmarrjen e garuesve. Kemi garues që kanë ardhur nga jashtë, kemi garues nga misione të ndryshme që janë në Kosovë. Jam shumë i kënaqur me pjesëmarrjen" tha i pari i Federatës së Treathlonit.

Fitues i këtij Trathloni në kategorinë e meshkujve u shpall atleti nga Struga, Dimitar Jovanovski, vendin e dytë e zuri atleti kosovar Albion Ymeri, ndërsa, i treti përfundoi Nikola Kutanoki.

Dimitar Jovanovski pas garës u shpreh tejet i lumtur. Ai ndër tjerash tha se ky organizim dukej sikur nuk ishte hera e parë, duke e patur parasysh edhe numrin e pjesëmarrësve.

Jovanovski: I lumtur me fitoren

"Jam nga Struga dhe vi nga klubi i Trathlonit " 3 disiplina" gjithashtu nga Struga. Gara këtu ishte shumë e mirë. Duhet ta theksojë se noti ishte shumë i mirë, uji ishte pak i ftohët, gjithashtu edhe në çiklizëm dhe vrapim, kalova mjaft mirë. Në përgjithësi gjithçka ishte në rregull dhe e shijova garën" tha ai.

Ndërsa, atleti kosovar Albion Ymeri i cili arriti i dyti në finish, pohoi se ishte disiplina e notit aty ku hasi në vështirësi dhe ku humbi shumë minuta gjatë garës.

Ymeri: Gara e notit më kushtoi shumë

"Kushtet atmosferike kanë qenë shumë të mira, nuk ka qenë garë e vështirë, ka qenë një garë tejet interesante, duke e parë edhe tri disiplinat tejet interesantë, njëra pas tjetrës, kështu qe jam ndjerë tepër mirë. Noti mundem të them pak më e vështirë, pasi që nuk jam profesionist në not. Atë e kam pasur synim vetëm me përfundu, ndërsa në biçikletë dhe vrapim kam pasur mundësi me arrit më shumë pikë" u shpreh Ymeri.

Në kategorinë e femrave fituese doli Jozefina Mintel, e dyta u rendit Rita Zeqiri, ndërsa, e treta përfundoi Kaltrina Selmanaj.

Fituesja Jozefina Mintel, pas garës u shpreh e lumtur me fitoren duke theksuar se është hera e parë që merr pjesë në një treathlon.

Mintel: Garë e mundimshme, por në fund ia dola

"Gara ka qenë shumë e mirë. Organizimi ka qenë shumë i mirë. Është hera e dytë që jam në Kosovë dhe është një ndjenjë shumë e mirë të jesh këtu. Ka qenë me të vërtetë vështirë për mua. Nuk kam marrë pjesë asnjëherë në Treathlon ndonjëherë, ishte hera e parë dhe ka qenë shumë vështirë" përfundoi ajo.

Gjatë këtij treathloni u mbajt edhe gara kampionale ku kishin drejt të garonin garuesit nga Kosova të cilët janë të regjistruara me klubet e tyre në Federatën e Treathlonit të Kosovës.

Në këtë kategori tek meshkujt i pari doli atleti, Albion Ymeri, ndërsa, tek femrat e para përfundoi Rita Zeqiri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...