Nezaj: Qeveri e KOK, nderoni me çmimin Skënderbeu’ Azem Maksutajn, Xherdan Shaqirin e Granit Xhakën - Bota Sot
Nezaj: Qeveri e KOK, nderoni me çmimin Skënderbeu’ Azem Maksutajn, Xherdan Shaqirin e Granit Xhakën

Sporti

Nezaj: Qeveri e KOK, nderoni me çmimin Skënderbeu’ Azem Maksutajn, Xherdan Shaqirin e Granit Xhakën

Nga: Kemajl Goca Më: 5 korrik 2020 Në ora: 20:50
Nezaj: Qeveri e KOK, nderoni me çmimin Skënderbeu’ Azem Maksutajn, Xherdan Shaqirin e Granit Xhakën

Halit Nezaj, veprimtar i shquar në të gjitha fushat por mbi të gjitha në sport dhe kontribues i madh.

Nezaj është edhe krahu i djathtë i boksierëve në diasporë, si menaxher dhe afirmues për ta, por ka edhe një propozim interesant.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës dhe Komiteti Olimpik i Kosovës, në bashkëveprim, duhet t’i nderojnë figurat më të mëdha sportive që ka Kosova.

Image

Xherdan Shaqiri

“Pse mos ta nderojmë me çmimin ‘Skënderbeu’ ish tai-boksierin e madh Azem Maksutajn. Ky djalë është nga Pozhari i Deçanit. Maksutaj në vitin 1992 shënon rezultatin e tij të parë kulminant duke fituar titullin e parë të kampionit të Zvicrës, pas një viti përsëriti këtë sukses.

Image

Në vitin 1994 sfidon titullin e kampionit Europian të versionit ku fiton kundër Tom Rasmusen.  Maksutaj kishte sfiduar edhe titullin e kampionit botërorë të versionit (WMTA – World Muay Thai Association), duke fituar kundër Sebastian Bertalozzi.

Ai ka shumë e shumë suksese. Pastaj futbollistët Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, dy zemrat e Kosovës, që luajnë për kombëtaren e Zvicrës, kudo po na zbardhin fytyrën e po na nderojnë. Shaqiri me Liverpoolin e Xhaka me Arsenalin. Për sukseset e tyre e dimë të gjithë.

Image

Halit Nezaj

Është  e rrugës që Qeveria dhe Komiteti Olimpik i Kosovës me presidentin Besim Hasani, t‘i nderojnë me çmimin e ‘Gjergj Kastrioti – Skënderbeu’. Nderimi i tyre me këtë çmim do të ishte brilante edhe për vet Qeverinë edhe për vet KOK-un, sepse  e nderojnë vetin dhe shtetin e Kosovës”, - tha Nezaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat