Boshnjakja gati për Kosovë, sërish provokon dhe i lë gojëhapur...

Sporti

Boshnjakja gati për Kosovë, sërish provokon dhe i lë gojëhapur...

Nga: K.G. Më: 13 gusht 2020 Në ora: 17:35
Esma gati për Kosovë, sërish provokon dhe i lë gojëhapur...

Po vjen, po vjen, po vjen, kështu thonë disa në qytezën e Istogut.  Hendbollistja boshnjake nga Podgorica e Malit të Zi, Esma Muratoviq, pritet këto ditë të zbarkojë në Kosovë! 

Ajo sërish ka provokuar, duke dalur në bikini dhe duke i lënë gojëhapur fansat e saj. 

Hendbollistja më e mirë në Kosovë për vitin 2019, e shpallur nga Federata e Hendbollit të Kosovës, ka arritur marrëveshje me klubin e hendbollit Istogu.  

Image

Ajo këto ditë do të vijë dhe do të firmos kontratën. 

Muratoviq ka fituar dy trofe, Kupën dhe titullin e Kosovës me Istogun në edicionin 2018-2019.  
Esma zotohet se sërish do të sjell tituj në Istog sepse është ekipi më i organizuar në vend, me të gjitha kushtet që i duhen një lojtares dhe me një trajner punëtor siç është Faruk Shala. Fundja, Esma sërish në Istog, e cila së fundi ka luajtur në San Jose Orebro të Spanjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat