Kjo grua është pa ndjenja, ja pse

Sporti

Kjo grua është pa ndjenja, ja pse

Më: 5 shtator 2020 Në ora: 18:45
Kjo grua është pa ndjenja, ja pse

Ibiza rezultoi një burim infeksionesh për lojtarët e PSG-së, ndër të cilët edhe Mauro Ikardi. Diçka e tillë ka zgjuar irritimin e Maksi Lopez, që tashmë akuzon ish-bashkëshorten e tij, Vanda Nara, për papërgjegjshmëri.

Modelja argjentinase njofton se ajo dhe fëmijët e saj janë negative me Covid-19, por ndryshe tregon Lopez.

Sipas këtij të fundit 2 prej fëmijëve të tij janë prekur nga pandemia dhe fajtore në këtë mes sheh vetëm ish-bashkëshorten e tij që ishte me pushime në Ibiza së bashku me Ikardin dhe fëmijët.

“Unë jam i inatosur, kjo grua është pa ndjenja. Unë kam dy fëmijë pozitivë për shkak të saj! Unë i thashë asaj që ajo nuk duhej të kishte shkuar në Ibiza, duke e paralajmëruar atë që të gjithë ata që u kthyen nga atje ishin të infektuar”, thotë Maksi Lopez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat