Skandali i sportistit po e trondit botën, duart në gjokse të një vajze brenda makinës! 

Sporti

Skandali i sportistit po e trondit botën, duart në gjokse të një vajze brenda makinës! 

Nga: Kemajl Goca Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 18:51
Skandali i sportistit po e trondit botën, duart në gjokse të një vajze brenda makinës! 

Ekipi i Haas në Formula 1 ka dënuar sjelljen e pilotit të ardhshëm të Formula 1 Nikita Mazepin mbi veprimet e tij në një video të postuar në Instagram.

Ai madje nuk ka bërë debutimin e tij në Formula 1, dhe i riu Nikita Mazepin është tashmë në epiqendër të skandalit, i cili në fund mund t'i kushtojë edhe kontratën që nënshkroi para dy jave me ekipin HAAS për sezonin e ardhshëm.

Piloti i talentuar rus kohët e fundit nënshkroi një kontratë për të filluar ngasjen për këtë ekip në Formula 1 nga sezoni i ardhshëm, por ai tashmë është në telashe të mëdha për shkak të një video me përmbajtje seksuale që ai postoi në profilin e tij në Instagram.

Video, e cila menjëherë shkaktoi shpërthimin në publik, tregon një rus 21-vjeçar duke kapur një vajzë tjetër të panjohur, dërsa po ngiste makinën, e cila më pas ka lëpir gishtin e mesit dhe është e qartë se për çfarë po aludon.

Sapo videoja arriti në publik, ekipi i tij, HAAS, dënoi ashpër këtë lloj sjelljeje të sportistit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat