E rëndë! Sulmohet për vdekje nga peshkaqeni surfisti

Sporti

E rëndë! Sulmohet për vdekje nga peshkaqeni surfisti

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 18:57
Ky sulm ka pezulluar konkursin e profesionistëve për surfin në gjirin Honolua

Ditën e martë në  Hawaii një surfer është sulmuar nga një peshkaqen  ku fatkeqësishtn ka humbur jetën pasi nuk ka mundur t'iu shpëtojë plagëve të marra.

Ky sulm ka pezulluar konkursin e profesionistëve për surfin në gjirin Honolua.

Sipas zyrtarëve të Qendrës Mjekësore Maui Memorial viktima indetiteti i të cilit nuk dihet ka ndërruar jetë mbrëmjen e së mërkurës.

Burri 56-vjeçar nga Lahaina, një qytet në Ëest Maui, në momentin e sulmit ishte duke dalë në gji. Ai menjëherë u dërgua në spital dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale.

Departamenti i shtetit postoi disa foto në të cilat shihej qartë tabela e surfing e shkatëruar. Një foto tregoi një shenjë kafshimi nga peshkaqeni i që dukej e gjerë 17 inç.

Organizata e surfing ndau ngushëllimet e sinqerta për familjarët e viktimës.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat