Karate dhe hendbolli në rërë konfirmohen për Lojërat Evropiane 2023

Sporti

Karate dhe hendbolli në rërë konfirmohen për Lojërat Evropiane 2023

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 11:43
Karate dhe hendbolli në rërë konfirmohen për Lojërat Evropiane 2023

Komiteti Olimpik i Evropës (KOE) ka vazhduar sot me konfirmimin e sporteve për edicionin e tretë të Lojërave Evropiane, të cilat në vitin 2023 mbahen në Krakovia dhe Malopolska të Polonisë.

KOE ka konfirmuar sportet e karatesë dhe hendbollit në rërë, të cilat kanë quar në pesë numrin e sporteve të konfirmuara, pas taekwondosë, kajakimit dhe pentatlonit modern.

Karateja ishte e përfshirë edhe në dy edicionet e kaluara, të mbajtura në Baku 2015 dhe Minsk 2019, ndërsa hendbolli në rërë do të debutojë në “Krakovia dhe Malopolska 2023”.

Është kjo hera e parë që hendbolli do të paraqitet në kategorinë e seniorëve, që prej paraqitjes në Lojërat Botërore në Rërë “Katar 2019”, të organizuara nga Asociacioni i Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC).

Herën e parë ky sport u përfshi në Lojërat Olimpike për të Rinj “Buenos Aires 2018”.

Në Lojërat Evropiane, KOK numëron katër medalje, prej tyre një të artë, një të bronztë dhe dy të argjendta, të gjitha të fituara nga sporti i xhudos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat