Shkak femrat, ofron dorëheqje

Sporti

Shkak femrat, ofron dorëheqje

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 12:29
Shkak femrat, ofron dorëheqje

Fraza seksiste ndaj grave, kreu i Olimpiadës së Tokios paraqet dorëheqjen!

Yoshiro Mori, presidenti i komitetit organizator të Lojërave Olimpike “Tokio 2020” (nisin më 23 korrik 2021) pritet të japë ditën e premte dorëheqjen e tij nga kjo detyrë. Kjo dorëheqje vjen pas deklaratës së tij se “gratë flasin shumë gjatë mbledhjeve dhe nuk njohin limite kohore”.

Të gjithë e kanë konsideruar këtë deklaratë si seksiste, përfshi edhe drejtuesit e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

Për këtë arsye, 83-vjeçari Mori, ish-kryeministri i Japonisë, pritet të paraqesë nesër, gjatë një mbledhje, dorëheqjen e tij, 6 muaj para fillimit të Olimpiadës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat