Sheiku i Katarit “shtrëngon duart” me një zyrtar të FIFA-s, por jo edhe me një refere – publikohen pamjet e këtij momenti

Sporti

Sheiku i Katarit “shtrëngon duart” me një zyrtar të FIFA-s, por jo edhe me një refere – publikohen pamjet e këtij momenti

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 23:06
Sheiku i Katarit

Një anëtar i familjes mbretërore të Katarit, ka refuzuar të shtrëngojë dorën me një zyrtare gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimit të FIFA Club World Cup.

Sheiku Joaan bin Hamad Al Thani u filmua duke bashkuar grushtat me një zyrtar, pas fitores së Bayern Munich kundër Tigres UANL në finalen e Club World Cup, që është mbajtur mbrëmë në Katar.

E kur një refere e identifikuar si Edina Alves Batista dhe Neuza Back iu afruan, sheiku u duk sikur po i injoron – ku më pas kjo grua udhëzohet që të ecë para anëtarit të familjes mbretërore.

Çështja e mosdhënies së dorës një femre të huaj me Islam ndalohet dhe çfarëdo kontakti tjetër fizik.

Sheiku Joaan i cili ia dorëzoi çmimin presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino – është vëllai më i ri i Sheikut të Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat