Vajza nga Mali i Zi befason, voton për herë të parë në Kosovë! Ja mesazhi emocionues 

Sporti

Vajza nga Mali i Zi befason, voton për herë të parë në Kosovë! Ja mesazhi emocionues 

Nga: Kemajl Goca Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 16:04
Suzana Ujkiq, votron për herë të parë në Kosovë

Hendbollistja e shquar e kombëtares së Kosovës, Suzana Ujkiq, anëtare e lideres së Superligës, Istogu, voton për herë të parë në Republikën e Kosovës.

Që nga viti 2019, nga nëntori është nënshtetase e Kosovës dhe e ka të drejtën për të votuar! Ajo vendosi sot të votojë në shtetin e Kosovës, por ndihet tejet e emocionuar.  

Vajza nga Tuzi i Malit të Zi, tha se e kreu një obligim qytetar dhe është e lumtur që i takon Kosovës.

“Kosova më dha shtetësinë dhe mundësin për të qenë përfaqësuese e saj.

Andaj pata kënaqësinë të kryej obligimin qytetar ndaj Republikës së Kosovës”, ka shkruar Ujkiq në profilin e saj në facebook. 

Ujkiq është pivotja më e mirë në Kosovë për vitin 2020, e zgjedhur nga trajnerët dhe Federata e Hendbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat