Deklarata skandaloze e babait të Gjokës për Kosovën, ja gënjeshtra e faqeziut 

Sporti

Deklarata skandaloze e babait të Gjokës për Kosovën, ja gënjeshtra e faqeziut 

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 18:39
Deklarata skandaloze e babait të Gjokës për Kosovën, ja gënjeshtra e faqeziut 

Sërgjan Gjokoviq, babai i tenistit Novak Gjokoviq, ka dhënë një deklaratë idiote, duke dëshmuar edhe një herë primitivizmin e tyre.

Ai në një intervistë në “TV Happy”, ka dhënë deklaratë të turpshme. Ky faqezi ende sheh ëndrra me syçelë për Kosovë.

“Novak është mirëpritur në mënyrë fantastike në Kosovë. 

Ai kurrë nuk i sulmoi shqiptarët. Kosova është qëllimi i ekzistencës sonë në këtë vend. Kosova ka mbi dy mijë manastire, është toka jonë e shenjtë, si Jeruzalemi për hebrenjtë. Nuk kam asgjë kundër shqiptarëve, madje i kam zili që mbrojnë interesat e tyre kombëtare”, ka thënë babai i Gjokës.

“I kam zili shqiptarët dhe kroatët, ata përhapin flamurin e tyre kudo në botë”, ka thënë ky farë faqeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat