Izet Gjinovci dhe Besim Hasani, e kanë një të përbashkët! Çudi apo jo! 

Sporti

Izet Gjinovci dhe Besim Hasani, e kanë një të përbashkët! Çudi apo jo! 

Nga: Kemajl Goca Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 15:07
Izet Gjinovci i pari në të majtë, Besim Hasani, i dyti në të djathtë, foto nga arkiva

Dy figura të fuqishme të sportit të Kosovës, që nga vitet e largëta, kontribues të mëdhenj në vitet e 90-ta, sidomos Gjinovci ka qenë edhe si sponsor i hendbollit dhe sportit në përgjithësi! 

Izet Gjinovci dhe Besim Hasani, e kanë një të përbashkët, çudi apo jo! 

Që të dytë sot e kanë datëlindjen, pak ka rëndësi sa vjeç janë, sa janë të lumtur për këtë ditë!

Hasani është kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës, ndërsa Gjinovci sekretar i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Po të ishim në rrethana normale,  Hasani dhe Gjinovci, sot do të duhej së bashku të uleni në një tavolinë e me miq e shokë përreth,  me nga një raki rrushi ta festonin datëlindjen.

Po kohë pandemie dhe kjo po i penalizon që të bëjnë një festë të përbashkët! Pandemia ka lënë dhe po lë pasoja!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat