Njëri prej mundësve më të vështirë në historinë e MMA-së, braziliani Zuluzinho me peshë 180 kilogramë, është rikthyer sërish në aksion.
Braziliani i cili mbahet mend nga adhuruesit vendorë të arteve marciale, është rikthyer në kafaz, kësaj radhe në Soçi të Rusisë.
Kundërshtari i tij ishte rusi Yusup Shuayev dhe përballja përfundoi shpejtë pasi braziliani që në raundin e parë e nokautoi rusin.
Ai filloi ende ta godasë kundërshtarin pasi duket se nuk dëgjoi sirenën e gjyqtarit.
Megjithatë, braziliani nuk fitoi pasi gabimisht mendoi se gjyqtari i dha fitoren atij.
Mundësi rus në dy raundet e ardhshme u këndell dhe dominoi, duke fituar në fund nga vendimi i gjyqtarëve.
Braziliani është në vitet e fundit të karrierës dhe shumë shpejt mund t’i jap fund karrierës.