Ja pse i bashkuan forcat Ismet Krasniqi dhe Milaim Kelmendi 

Sporti

Ja pse i bashkuan forcat Ismet Krasniqi dhe Milaim Kelmendi 

Më: 12 mars 2021 Në ora: 13:12
Ja pse i bashkuan forcat Ismet Krasniqi dhe Milaim Kelmendi 

Presidenti i Federatës së Skitarisë së Kosovës, Milaim Kelmendi, ka menduar shumë se si të veprojë dhe në momentin e fundit vendosi që të tërhiqet nga kandidatura për president të Komitetit Olimpik të Kosovës. 

Ai u tërhoq me një arsye të fortë, se vetëm të bashkuar mund t’i fitojnë zgjedhjet në Komitetin Olimpik të Kosovës dhe ta kthejnë krenarinë e sportit. 

Kelmendi e vlerëson lart Ismet Krasniqin dhe mendon se ky njeri ka vizione të mëdha, që do ta rikthejë frymën e sportit në përgjithësi.

Kelmendi mendon se gara do të jetë interesante por beson fuqishëm në fitore dhe bindëse. 

Kandidatë janë edhe Besim Hasani, president aktual dhe Linda Shala, nënkryetare e Federatës së Basketbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat