Tentimi për të ndikuar në Kuvendin e Federates së Notit

Sporti

Tentimi për të ndikuar në Kuvendin e Federates së Notit

Më: 13 mars 2021 Në ora: 12:57
Tentimi për të ndikuar në Kuvendin e Federates së Notit

Gjatë ditës së sotme do të mbahet Kuvendi i Federatës së Notit të Kosovës, ku do të zgjedhet kryetari i ri pas skadimit të mandatit të kryetarit të deritanishëm, Imer Rama, shkruan Insporti.

Përveç postit të kryetarit të Federatës së Notit, në lojë janë edhe tre delegatë, që do të kenë të drejtë vote në zgjedhjet për President të Komitetit Olimpikë të Kosovës, që mbahen me 25 mars të këtij viti.

Kandidati për President të KOK-ut, Ismet Krasniqi, përmes bashkëpuntorit të tij, Nehat Çitakut, i cili është kryetar i FASK-ut, ka tentuar të ndikojë tek anëtarët e Federatës së Notit, me qëllim që të votohet përfaqësuesi i STEP-it, Trim Zeqiri, i cili është lojalist ndaj Krasniqit dhe jo Astrit Haliti, i cili deri tani ka ushtruar funksionin e sekretarit të përgjithshëm të Federatës së Notit. 

Image

Çitaku, në një komunikim direkt me anëtarin e Federatës, Ardian Hamiti, trajner tek klubi i notit “Ilirida” në Fushë Kosovë, ka tentuar që përmes afërisë familjare të ushtrojë ndikim në mënyrë që të pengohet kandidatura e Halitit për kryetar të Federatës.

“Tatjeta kush, edhe pse nuk njihemi personalisht jemi kusheri dhe sportista. Ajo që kërkoj nga ju është që në zgjedhjet e Federatës së Notit ju të votoni për përfaqësuesin e STEP-it e jo për Astritin” – thuhej në mesazhin e Çitakut.

Hamiti një tentim të tillë e ka cilësuar si “çmenduri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat