Shabani e Nishevci shkëlqejnë në Premier Ligën e Stambollit

Sporti

Shabani e Nishevci shkëlqejnë në Premier Ligën e Stambollit

Më: 13 mars 2021 Në ora: 17:56
Shabani e Nishevci shkëlqejnë në Premier Ligën e Stambollit

Dy bursistët Olimpikë të Komitetit Olimpik të Kosovës, karateistët Elhami Shabani dhe Herolind Nishevci, kanë shkëlqyer sot në Premier Ligën e karatesë, që po mbahet në Stamboll të Turqisë. Gara është e vlefshme për pikë Olimpike për Lojërat Olimpike Tokio 2020, ndërsa është e para pas një viti pauzë shkaku i pandemisë Covid 19.

Shabani në kategorinë -75 kg shënoi katër fitore, ndërsa veçohet fitorja në çerekfinale ndaj kampionit të botës 2018, Bahman Asgari të Iranit, njëherit numri një në renditjen Olimpike. Në gjysmëfinale u ndal nga uzbeku Dastonbek Otabolaev, kurse në luftë për të bronztën takohet me gjermanin Noah Bitsch.

Nishevci në kategorinë +84 kg, shënoi tri fitore, ndërsa veçohet lufta e fituar ndaj gjermanit Horne, i katërti në renditjen Olimpike. Herolindi u ndalë në gjysmëfinale, ndërsa në luftën për të bronztën takohet me Asiman Gurbanli të Azerbajxhanit.

Sukses sot arriti edhe Festina Curri, e cila përfundoi në vendin e shtatë, pas tri fitoreve të realizuara në kategorinë -68 kg.

Prej garuesve tjerë, Albinot Selmani (-60 kg) fitoi një luftë, ndërsa Albulena Gërvalla (-55 kg), Adelina Rama (-60 kg), Ylli Cenaj (-67 kg) dhe Fortesa Orana (+68 kg), u ndalën në luftën e parë.

Kujtojmë që javë më parë, Nishevci, Shabani dhe Orana morën pjesë në kampin përgatitor në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, shpenzimet e të cilëve i hoqi KOK-u.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat