Lajm i mirë për Elhami Shabanin

Sporti

Lajm i mirë për Elhami Shabanin

Më: 24 mars 2021 Në ora: 15:45
Lajm i mirë për Elhami Shabanin

Elhami Shabani, prej karateistëve më të mirë në Kosovë, ka marrë një lajm të mirë.

Bordi Ekzekutiv i KOK-ut ka miratuar kërkesën e karateistit Elhami Shabani për t’ia ngritur Bursën Olimpike Tokio 2020.

Ngritja i është bërë për 150 Euro më shumë nga shuma paraprake, dhe vlen prej 1 janar 2021.

Shabani është duke ndjekur normën Olimpike, ndërsa këtë muaj zuri vendin e pestë në Premier Ligën e mbajtur në Stamboll të Turqisë, kategoria deri në 75 kg,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat