Stimulimi i sportistëve-studentë duhet të jetë parësorë

Sporti

Stimulimi i sportistëve-studentë duhet të jetë parësorë

Nga: Agim Vuniqi Më: 26 mars 2021 Në ora: 17:34
Ismet Krasniqi

Delegatët e Kuvendit te KOK-ut (Asamblea zgjedhore) përfaqësues të Federatave të sportit, nuk janë zgjedhur vetëm për të zgjedhur, por për t’ia trasuar të ardhmen e sportit të Kosovës. Thirrja vetëm në rezultatet individuale te sportistëve kulminant nuk është e mjaftueshme, nëse nuk bëhet masovizimi i sportit që është edhe qëllim i kartës së olimpizmit. Sot tre kandidatë për president shpalosen programet e tyre, dy nga ata me programe te shkruara dhe te lexuara, ndersa e treta as qe beri perpjekje te shpalose programin, pra nuk u kuptua pse edhe mori pjese në garim për të parin e sportit të Kosovës.

Ajo qe mbeti pa u thene dhe pa u permendur ishte roli i mergates ne avansimin e sportit kosovare. Per shtepine e sportit, por edhe për kandidatet që kandiduan, as qe kishte ndonje rendesi komunikimi me mërgatën, edhepse në shumicen e sporteve ekipore janë te perfshire edhe sportiste te shquar nga mergata, qe i japin domethenie sportit. Ajo që më bëri përshtypje jo të mirë ishte që kandidatët nuk dhanë ndonjë projekcion për përgatitjen e pjesëmarrësve te lojerave olimpike dhe cilat janë synimer dhe planet e KOK-ut raport me ta. Pra nga ajo që dëgjuam krijohej përshtypja se ishin lënë anash sportistët elitarë të Federatës së Xhudos, të cilët e ngritën sportin e Kosovës në përmasa globale, sidomos Majlinda Kelmendi e cila ishte emër që përmendej nga burrreshtetasit me te medhenje botërorë, ndersa u harrua nga pretendentet për te parin e KOK-ut. Izolimi i te rinjeve dhe sportisteve nuk ishte as pjese e debatit, bile se paku do te ishte e mireseardhur kerkesa e asambleistëve, punetoreve sportiv dhe te gjithe sportisteve pjesemarres, qe te gjinden modalitetet per lehtesim te vizave për sportistet, pse te mos kerkohej unanimisht qe te pershpejtohet procesi për liberalizimin e vizave, se paku do te duhej te ishte teme për diskutim. Me rendesi eshte qe KOK-u kryejti punimet në baze te statusit, edhe duke bërë “eskivim” të statutit për zgjedhjen e nenkryetareve dhe anetareve te Bordit ekzekutiv me 2/3 e votava te asambleistëve, pa ndonje pergatitje paraprake, por aty-për aty. President i KOK-ut për 4 vitet e ardhshme u be kryetari i Federates se Karates, Ismet Krasniqi, duke fituar 53 vota te asambleistëve qe ishin te mjaftueshme për ta zevendesuar Besim Hasanin, i cili ka merita te pamohueshme në avansimin e sportit dhe anëtarësimin e KOK-ut në KON, pa u anetaresuar Kosova në OKB. Ajo që ra në sy gjatë procesit zgjedhor për katër nënkryetarë dhe për bordin ekzekutiv ishte lënia anash e sportistëve të i basketbollit, skitarisë dhe volibollit, ndërsa u zgjodhë nënkryetarë përfaqësues të sporteve pa rezultate të prekshme.

Se sa do të jetë kooperativ presidenti i ri, i posa zgjedhor, Ismet Krasniqi, me mergaten shqiptare mbetet te shihet, por shpresoj qe ai do te lë te hapura shumë dyer për sportistet qe kontribuan në te kaluaren, por edhe për te rinjte e mergates. Le te shpresojme!

Stimulimi i sportistëve-studentë duhet të jetë parësorë

Sporti dhe marrja me sport është ajo që largon të riun nga rruga, i kursen mjete shëndetësisë kosovare, si preventivë, sigurisht që edhe policia dhe gjyqësia do të kishin më pak punë me huliganizmin ndër të rinjtë. Nuk është sporti pra vetëm aftësimi fizik përmes përgatitjeve fizike, sa do të ishte edukimi i gjeneratave për tu bërë qytetarë të dalluar. Deri sa vendet demokratike stimulojnë sportin krahas mësimit, te ne nuk është prezent një frymë e tillë. Atje bursat e sportisteve janë të ndërlidhura edhe me suksesin në mësim, pse mos të jetë edhe te ne kështu? Stimulimi i sportistëve-studentë duhet të jetë parësor për shoqërinë kosovare. Shih marrja me sport e të rinjve në përgjithësi, që nga shkollimi fillor, i mesëm dhe ai në fakultet është amator, dmth, sportistët e dalluar duhet të stimulohen nga mjetet e buxhetit përmes bursave shkollore-sportive. Demokratizimi i shoqërisë pra kërkon qasje krejtësisht tjetër-fare nga ajo që është parë deri më tash, kërkon pra edhe funksionimin autonom të sportit, përmes ndarjes së mjeteve buxhetore, jo ad-hock, vetëm për ndonjë vizitë jashtë shtetit, por duhet të bëhen plane afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata….

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat