Anglia zbarkon në Tiranë, asnjë seancë stërvitore në Shqipëri

Sporti

Anglia zbarkon në Tiranë, asnjë seancë stërvitore në Shqipëri

Më: 28 mars 2021 Në ora: 09:14
Kombëtarja e Anglisë ka zbarkuar në Tiranë

Në orët e vona të mbrëmjes, kombëtarja e Anglisë ka zbarkuar në Tiranë, ku do të ndeshet me Shqipërinë për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës “Katar 2022”.

Një ndeshje mjaft e rëndësishme, të cilën “tre luanët” kanë preferuar ta përgatisin në vendin e tyre, duke mos kryer asnjë seancë stërvitore në “Air Albania”.

Ishullorët mbërritën në Rinas rreth orës 22:00 të mbrëmjes së të shtunës dhe menjëherë pas mbërritjes janë nisur për në hotel për t’u akomoduar.

Fillimisht anglezët kishin në plan që të bënin një vizitë në stadium thjesht për të parë ambientin, por është preferuar që futbollistët të shkojnë menjëherë në hotel pas këtij udhëtimi të gjatë e të pushojnë, për të parë vetëm nesër situatën në impiantin kryeqytetas para se të zhvillohet takimi.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat