Zelanda e Re vendos të vaksinojë pa radhë sportistët

Sporti

Zelanda e Re vendos të vaksinojë pa radhë sportistët

Më: 31 mars 2021 Në ora: 12:42
Zelanda e Re vendos të vaksinojë pa radhë sportistët

Të gjithë sportistët që do të përfaqësojnë Zelandën e Re në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, eventi që nis më 23 korrik, do të vaksinohen më herët, para nisjes së tyre për në Japoni.

Chris Hipkins, ministri përgjegjës për pandeminë Covid 19 në Zelandën e Re u shpreh se do t’u japë mundësi të gjithë sportistëve olimpikë e paraolimpikë të vaksinohen më herët dhe pa radhë.

Ky proces pritet të zhvillohet në muajt prill-maj, para se të zhvillohen edhe disa evente kualifikuese, shkruan telesport.

“Ne dëshirojmë që sportistët të cilët do të përfaqësojnë vendin tonë të jenë të mbrojtur. Kjo nuk është e detyrueshme, por ne duam të bëjmë një hap të rëndësishëm për t’i patur të sigurt sportistët tanë”, tha Hikpins.

Zelanda e Re pritet të shkoijë në Olimpiadën “Tokio 2020” me rreth 200 sportistë, që do të garojnë në rreth 20 disiplina sportive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat