Poivey bisedon me Krasniqin

Sporti

Poivey bisedon me Krasniqin

Më: 23 prill 2021 Në ora: 14:23
Poivey bisedon me Krasniqin

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi dhe këshilltari i tij, Besim Aliti, kanë zhvilluar sot një takim online Jerome Poivey, drejtor i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për marrëdhënie me Komitetet Olimpike Kombëtare.

Drejtori Poivey ka uruar presidentin Krasniqi për zgjedhjen e tij në krye të KOK-ut, derisa ka theksuar se bashkëpunimi dhe mbështetja për KOK-un do të vazhdojë edhe gjatë ciklit olimpik 2021 – 2024.

Krasniqi, duke e falënderuar drejtorin Poivey, për mbështetjen e vazhdueshme dhënë KOK-ut, shprehu gatishmërinë për bashkëpunim, duke thënë se KOK-u do të vazhdojë të promovojë vlerat olimpike në Kosovë, gjithnjë duke qenë në vijë me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

Poivey premtoi se shumë shpejtë do të aranzhojë një takim edhe mes presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach dhe Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat