Evropiani, Krasniqit i shërbeu si përvojë e mirë para garës kualifikuese për Lojërat Olimpike

Sporti

Evropiani, Krasniqit i shërbeu si përvojë e mirë para garës kualifikuese për Lojërat Olimpike

Më: 14 maj 2021 Në ora: 13:55
Evropiani, Krasniqit i shërbeu si përvojë e mirë para garës kualifikuese për Lojërat Olimpike

Notari ynë, Arti Krasniqi, ka garuar sot në Kampionatin Evropian "Budapest 2021", disiplina 10 km në ujëra të hapura.

Në një konkurrencë tejet të fortë, ku pjesëmarrës ishin medalistë të shumtë olimpikë, botërorë dhe evropian, Krasniqi doli i 30-ti nga 35 garues, duke përfunduar me kohë 1 orë, 55 minuta dhe 52.4 sekonda.

21-vjeçari, ndër më të rinjtë në garë, theksoi se nuk është i kënaqur me paraqitjen e sotme dhe se beson se mund të ketë paraqitje më të mirë.

Krasniqit i shërbeu si përvojë e mirë para garës kualifikuese për Lojërat Olimpike #Tokio2020, e cila mbahet më 19 dhe 20 qershor 2021, në Setubal të Portugalisë.

I urojmë më shumë fat dhe suksese Artit në garat e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat