Bach: Aktualisht, 75% e sportistëve dhe stafeve janë të vaksinuar

Sporti

Bach: Aktualisht, 75% e sportistëve dhe stafeve janë të vaksinuar

Më: 19 maj 2021 Në ora: 11:58
Bach: Aktualisht, 75% e sportistëve dhe stafeve janë të vaksinuar

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach, deklaroi se po bën maksimumin që Olimpiada që nis më 23 korrik në Tokio të jetë e sigurt. Për këtë arsye, ai shtoi se po bëhet një punë e madhe për të vaksinuar sportistët dhe stafet olimpike që do të mbërrijnë në Japoni.

“IOC është angazhuar maksimalisht për të organizuar një Olimpiadë të sigurt dhe për të garantuar që populli japonez të jetë i sigurt. Aktualisht, 75% e sportistëve dhe stafeve janë të vaksinuar apo do të vaksinohen deri më 23 korrik, pasi kemi marrë konfirmimin nga vendet përkatëse”, tha Bach.

Numri 1 i olimpizmit ndërkombëtar më tej shtoi: “Olimpiada do të organizohet, pasi populli japonez ka vendosmërinë dhe kapacitetin për t’i rezistuar problemeve.

E gjithë bota do t’i jetë mirënjohëse popullit japonez dhe virtyteve të tij. Do të shihemi në Tokio më 23 korrik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat