Për Gjoshin ishte hera e parë që përfaqësoi Kosovën në garat ndërkombëtare

Sporti

Për Gjoshin ishte hera e parë që përfaqësoi Kosovën në garat ndërkombëtare

Më: 28 maj 2021 Në ora: 15:05
Për Gjoshin ishte hera e parë që përfaqësoi Kosovën në garat ndërkombëtare

Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi, me nënpresidentët Gazmend Maxhuni e Milaim Kelmendi, kanë pritur sot në takim krerët e Federatës së Kajakimit të Kosovës.

Udhëheqësit e FKK-së, me në krye, kryetarin Visar Emini, kanë uruar presidentin Krasniqi për zgjedhjen e tij në krye të KOK-ut, derisa kanë bashkëbiseduar për mundësitë e bashkëpunimit mes KOK-ut dhe Federatës së Kajakimit.

Po ashtu, presidenti Krasniqi i uroi për suksesin e arritur në garën ndërkombëtare në Shkup, ku kajakuesi Lorand Gjoshi, fitoi medaljen e bronztë në sllallomin e kajakimit.

Për Gjoshin ishte hera e parë që përfaqësoi Kosovën në garat ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat